Më 28 shkurt, këngëtarja Big Mama ka festuar ditëlindjen.
Për tri ditë rresht, këngëtarja ka treguar se çfarë dhuratash ka marrë, shkruan lajmi.net.
Edhe pse festa për të mbaroi, Big Mama është befasuar edhe sot me dhuratë nga një mike e saj, duke e publikuar videon në Instagram.
“Nusja e ree motra per ditlindje me surprizat vazhdojm”, shkroi ajo mbi pamjet që solli në rrjete sociale.
Meqë ndanë dy profesione, muzikën dhe moderimin, Bigin nuk e shohim të jetë shumë aktive me projekte muzikore.
Sa i përkte statusit, që nga ndarja nga i dashuri, këngëtarja nuk ka deklaruar nëse ka filluar ndonjë lidhje të re.



