A theu rekord Komuna e Drenasit?

Komuna e Drenasit e cila udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci, mund të ketë thyer një rekord gjatë ditës së djeshme.

Të hënën Komuna e Drenasit, ka thirrur mbledhje të zakonshme të Kuvendit Komunal, e ku në rendite ka pasur 9 pika.

Një nga pikat e cila është diskutuar më së shumti ka qenë pika 5 e rendit të ditës, e që ishte propozimi i draft rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale.

Kjo pikë mund të ketë bërë që Komuna e Drenasit, të thyej rekord me mbledhjen maratonike, duke bërë që ajo të zgjatë mbi 11 orë./Magazina.al

Mbledhja e Kuvendit kishte filluar në orën 10:00 ndërsa kishte përfunduar rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

 

 


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë