Zjarr i qëllimshëm në market në Llapushnik, kapet i dyshuari
Më 31 dhjetor 2025 rreth orës 15:30, një qytetar ka raportuar në polici se një person kishte vënë zjarr brenda një marketi, në sektorin e pijeve në Llapushnik të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari – një i mitur me shtetësi holandeze – është shoqëruar në stacion policor.
Me konsultim të prokurorit, rasti është cilësuar si zjarrvënie dhe do të procedohet në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

