Vjedhje e rëndë në Korroticë të Epërme, dëmtohet trafo e Ibër Lepencit dhe vidhen kabllot

Më 31 dhjetor 2025, një qytetar ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e Ibër Lepencit në Korroticë e Epërme të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit kanë dëmtuar trafon që furnizon me energji pompat e ujit, ndërsa nga aty janë vjedhur kabllot dhe vaji i trafos.

Dëmi i shkaktuar vlerësohet rreth 15 mijë euro.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë