Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik për ditët e fundjavës ka paraparë mot kryesisht të vranët dhe me intervale kohore me diell.
Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.