Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Llapushnik (Foto)

Rreth orës 02:40, në magjistralen Prishtinë – Pejë, ka ndodhur një aksident me fatalitet. Gazeta Express merr vesh se i riu 21-vjeçar që vdiq nga ky aksident është Agron Çeku.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Express, kështu duke dhënë vetëm inicialet e viktimës dhe moshën.
21-vjeçari, Agron Çeku, është vetaksidentuar saktësisht në fshatin Llapushnik në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes në trafik, sidomos gjatë ditëve të fundit ku në Kosovë ka mbretëruar mot i ligë.