Arrestohen dy persona në Nekovc

Janë arrestuar dy të dyshuar në fshatin Nekovc të Drenasit, pasi kishin pasur një mosmarrëveshje mes veti ku njëri prej tyre ka pësuar lëndim trupor.

Policia ka raportuar sot se ky rast ka ndodhur të enjten në orën 16 e 50 minuta, rapirton DrenicaOnline.

Për rastin menjëherë është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendim të të cilit dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë