Kush janë dy pjesëtarët e UÇK-së që po kërkohen nga INTERPOL-i?

Ndonëse ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, të martën njoftoi se INTERPOL-i ka konfirmuar se organizata ka hequr urdhërarrestet për ish-anëtarët e UÇK-së, ende në këtë listë janë edhe dy ish-ushtarë.

Burime të Gazetës Insajderi kanë treguar se Ramiz Qeriqi dhe Genc Zogaj, janë ende në kërkim nga INTERPOL-i pasi akuzohen nga Serbia për krime lufte.

Qeriqi dhe Zogaj, sipas këtij burimi janë të njoftuar se janë në listë të INTERPOL-it dhe e dinë se “nuk duhet ta lëshojnë Kosovën derisa nuk vjen edhe përgjigja pozitive nga INTERPOL-i për ta”.

Nga ana tjetër, Beogradi ka dërguar ankesë në Komitetin Ekzekutiv të INTERPOL-it, lidhur me vendimin për listat e të kërkuarve me emrat e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë