Lladrovci i reagon këshilltarit të ministrit të MTI’së: Nuk i lexon saktë deklarimet

Pas postimit të sotëm të Ramiz Lladrovci se ka lajm të mirë për financimin e Parkut të biznesit na BERZh, këshilltari i Ministrit të MTI-së, me një postim sarkastik e ka komentuar lajmin e Lladrovcit, sikur është meritë e MTI-së.

Por, Ramiz Lladrovci ia kthen se ai “është gëzuar aprovimit të parkut të biznesit. Nuk kam thënë se e kam bërë unë apo kush”.

“Z. Krasniqi, unë, si kryetar, i gëzohem aprovimit të financimit të Parkut të biznesit. Nuk kam thënë se e kam bërë unë a kush. Sa për gjithçka, aty nuk ju përzihem juve sepse ju jeni të paarritshëm. E për fund, kish me qenë mirë me i lexue mesazhet saktë se çka ka të shkruar në deklarimin tim!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Kurse, Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani në profilin e tij në Facebook ka thënë se Krasniqi i ka thënë Lladrovci duhet të tregoj se ky është projekt i MTI-së.

“Kryetar i nderuar, ne e dimë të kemi kampion të shumëfishtë në shumëçka, e në gjithçka më shumë se sa në detyrë që je i thirrur. Ri-negocimin e financimit të këtij projekti nga BERZH’i e ka bërë MTI’ja. Do të ishte e ndershme që të tregoni se këtë angazhim të pandalshëm e ka bërë vullneti dhe qëllimi i mirë i Ministrit z. Bajram Hasani në shërbim të bizneseve vendore. Qëllim ky që i kemi vënë vetes në këtë mandat”, ka thënë Krasniqi.

E Llagrovci në postimin e tij të më hershem në Facebook ka thënë se ka marrë një lajm të mirë nga BERZH.

“Lajm i mirë nga Londra, BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro. Lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vende të reja të punës”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë