Shqiptari e vë në gjumë kundërshtarin dhe arrin fitoren më të rëndësishme në karrierë

24 shkurti i 2018 do të jetë një nga datat që Ilir Latifi nuk do ta harrojë kurrë, e themi këtë pasi ai ka bërë hapin e parë serioz drejt ëndrrës së madhe.

Sportisti i arteve të përziera marciale befasoi të gjithë duke arritur fitore ndaj Ovince Saint Preux në UFC, edhe pse ky i fundi shikohej nga të gjithë si favorit.

Latifi i emocionuar pas fitores më të rëndësishme në karrierën e tij (Foto: MMA mania – Twitter)

Latifi i emocionuar pas fitores më të rëndësishme në karrierën e tij (Foto: MMA mania – Twitter)

Shqiptari vodhi gjithë vëmendjen në ‘Amway Center’ të Orlandos, duke i treguar të gjithëve edhe njëherë herë se synimet e tij janë të mëdha.

Pas kësaj fitore Ilirit është në listën e ngushtë të sportistëve për titullin e UFC, ai ka pesë fitore nga gjashtë luftërat e fundit.34-vjeçari menjëherë pas triumfit i ka kërkuar kampionit aktual, Daniel Cormier, përballje për titullin e më të mirit në UFC. Por, nuk duhet harruar se Cormier së pari duhet të ndeshet me Stipe Miocic dhe në rast të fitores, atëherë mund të mendojë për një përballje me Latifin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë