Feronikeli e ka mposhtur në shtëpi Flamurtarin me rezultat 1:0.
Ekipin e kaloi në epërsi Albert Dabiqaj me supergolin e shënuar në minutën e 17’.
Ndonëse loja përfundoi me këtë rezultat, Feronikeli pati edhe shumë mundësi për shënim, por që lojtarët dështuan në finalizim të rasteve.
Raste të mira për shënim gjatë pjesës së dytë patën edhe Granit Arifaj, Hamed Kone e Mark Milicaj, por që topi nuk përfundoi më në rrjetën e Flamurtarit.
Në ndeshjen e ardhshme Feronikeli do të udhëtojë në Prizren, ku do të përballet me Lirinë.
Formacioni i Feronikelit:
F. Maloku, H. Shala, A. Haliti, A. Prekazi, A. Dabiqaj, M. Milicaj, M. Hoti, G. Arifaj, K. Hamed, A. Bardhi, A. Morina.
Trajner: Ismet Munishi.
Zëvendësimet:
M. Milicaj-> Q. Elshani
M. Hoti-> B. Ahmeti
G. Arifaj-> L. Ismajlaj
Formacioni i Flamurtarit:
B. Shehu, Rr. Statovci, V. Zeqaj, V. Kabashi, H. Hajdari, V. Shabani, A. Ajzeraj, E. Krasniqi, A. Shala, A. Shehaj, A. Shillova.
Trajner: Gajur Rexhepi.
Gjyqtarë të ndeshjes: G. Shala, A. Peshteri, E. Baliqi, B. Batalli.