Drenica-Besa, ky është rezultati përfundimtar

KF Drenica e ka nisur me barazim stinorin pranveror në VALA Superligën e Kosovës në Futboll, raporton  Drenicapress.

Drenica ka barazuar në 2-2 me Besën e Pejës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Salihut në minutën e 36-të.

Barazuan vendasit me golin e sulmuesit Genc Hamiti në minutën e 46-të.

Pas një ore lojë pejanët shënuan përsëri me një autogol të Drenicës.

Por në minutën e 75-të, drenicakët barazuan në 2-2 me golin e Denis Peposhit.

Pas 19-xhirove të zhvilluara, Drenica renditet e gjashta me 28 pikë, kurse Besa e teta me 14 pikë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë