Takimi i xhiros së XIX-të, që shënon edhe fillimin e stinorit pranveror, ka përfunduar me rezultat minimal, 1:0, në favor të skuadrës së Dritës.
Ndonëse loja ishte intensive dhe e barabartë, megjithatë rezultati ishte ai qe vendosi gjithçka në fund.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Fidan Gërbeshi nga pika e bardhë në minutën e 53’, duke e vulosur kështu edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Trajneri Ismet Munishi, në përfundim të këtij takimi, tha se është fatkeqësi që ndeshja përfundoi me këtë rezultat, pasi ishte shume e barabartë dhe se po të mos akordohej penaltia, me shumë gjasë ndeshja do të kishte tjetër rezultat përfundimtar.
Sipas Munishit, Feronikeli do të luftojë ende fuqishëm për të luftuar për titull.
Formacioni i KF Feronikelit:
F. Maloku, L. Doshlaku, Y.Hoxha, A.Prekazi, A. Haliti, A.Morina, B. Maliqi, A.Bardhi, M. Hoti, M. Milicaj, K. Hamed.
Trajner: Ismet Munishi
Formacioni i F.C Drita:
L. Rexhepi, D. Musaj, A. Limani, F. Gërbeshi, B. Shabani, H. Neziraj, L. Leci, E. Krasniqi, K. Rexha, Xh. Shabani, A. Fazliu.
Trajner: Bekim Isufi.
Gjyqtarë: G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj, V. Kastrati.