Feronikeli dhuron spektakël në miqësoren e zhvilluar me OFK Gerbalj

Ne ndeshjen kontrolluese të zhvilluar sot, Feronikeli mposhti me rezultat të thellë ekipin malazez, OFK Gerbalj.

Ndeshja përfundoi me rezultat 8:3.

Në këtë takim, lojtarët treguan formën e tyre më të mirë, gjë që ndikoi drejtpërdrejt edhe në rezultatin përfundimtar.

Golashënuesit e Feronikelit në këtë ndeshje ishin: Mark Milicaj në minutën e 13’, Ben Hamed Kone në minutën e 37’, për t’u pasuar më pas me golin e Mendurim Hotit në minutën e 45’.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e lojës, për të vazhduar me spektaklin e golave në pjesën e dytë, që filloi me golat e Granit Arifajt, të shënuara në minutën e 51’ dhe në atë të 61’, kurse ndeshjen me dy gola e përmbylli edhe Lauren Ismajlaj, i cili shënoi në minutat 56’ dhe 73’.

Golin e fundit në ndeshje e dhuroi Lulzim Doshlaku në minutën e 87’.

Ekipi kundërshtar shënoi në minutën 59’, 80’ dhe 84’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë