Stërvitje intensive e Feronikelit në prag të fillimit të sezonit pranveror

Me afrimin e fillimit të sezonit pranveror, po shtohet edhe niveli dhe kohëzgjatja e seancave stërvitore, të cilat aktualisht Feronikeli është duke i zhvilluar në Budva të Malit të Zi.

Edhe përkundër kësaj, lojtarët po tregojnë se janë në formë dhe shumë të përgatitur fizikisht, por mbi të gjitha, gati për t’u kthyer në garë të fuqishëm dhe për ta rrëmbyer titullin e kampionit.

Stërvitja e sotme ka filluar në 09:00 dhe ka mbaruar në 11:00, teksa stërvitja e pasditës do te fillojë në 15:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë