Tovërlani tregon fajtorin që Feronikeli nuk fitoi sot

Feronikeli sërish nuk ia del në fushën e vetë. Kësaj radhe, është Drita që ndali ekipin nga Drenasi me barazim pa gola.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani pati kritika në ndarjen e drejtësisë.

”E kemi ditur që nuk do të jetë lehtë. E kemi ditur që Drita do të mbrohet. Përndryshe, nuk e kemi pritur një referim të tillë. Referi nga Mitrovica na ka dëmtuar shumë”, deklaroi Tovërlani për SuperSport.

”Gjithsesi, ne patëm rastet tona, nuk arritëm t’i shfrytëzojmë. Nuk e kam shprehi të flas për refer, por nuk ka nevojë që një refer të vijë dhe të na prish atë që e kemi ndërtuar për një kohë të gjatë”, tha pos tjerash Tovërlani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë