Drenica servoi një superbefasi, pasi mundi Feronikelin 3:1. Trajneri i skenderajasve, Fadil Rama zbulon formulën sesi e mposhtën Feronikelin.
”Pak kush e ka menduar se do të korrim fitore, por jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Me një disiplinë të madhe arritëm ta fitojmë këtë duel me rëndësi”, pohoi Rama pas takimit.
“Për ndeshje të tilla duhet përgëzuar futbollistët që kanë përmbushur detyrat dhe kemi marrë tri pikë të rëndësishme. Kjo fitore do të na shërbej shumë për t’i ikur fundit të renditjes edhe pse ka shumë duele deri në fund”, tha pos tjerash Rama.
Drenica në xhiron e radhës e pret lideri, Trepçën ’89