Hoti beson në skuadër, dëshiron rezultat pozitiv

Sulmuesi Mendurim Hoti shpreson në paraqitje të mirë në ndeshjen e parë zyrtare të Përfaqësueses U21.

“Si ekip jemi komponuar mjaft mirë dhe stërvitjet po shkojnë në ritmin e duhur. Kemi lojtarë mjaft të mirë dhe e njohim lojën e njëri-tjetrit, pasi shumica prej nesh luajmë në kampionatin vendor”.“Besoj tek ky potencial që e kemi dhe shpresoj të kemi një paraqitje sa më të mirë dhe pse jo të shtunën të marrim edhe rezultat pozitiv kundër Irlandës”.

“E dimë se na pret një rival i fortë, por ne po e bëjmë punën tonë dhe mbetet të shihet në ndeshje se sa do të arrijmë t’i kundërvihemi”, ka theksuar Hoti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë