Lënda “e drejta  fetare” në shkollat e Luginës

Gjatë  kohës, sa isha  nxënës  në shkollën e  mesme  në Preshevë, në vitet 2004-2005, futet  si lëndë mësimore   edhe  e drejta  fetare, gjegjësishtë ky ishte  emri i kamufluar, sepse realisht ishte  “ islami vehabist”! Unë  duke  qenë  se isha i një besimi tjetër  fetar- katolik, por mbi  të isha nacionalist  Shqiptar. Edhe pse si nxënës  i shkollës së mesme, nuk  reagova shkaku i besimit fetar, por shkaku i Interesit  Kombtarë  Shqiptarë të Luginës së Preshevës! Një lëndë e  tillë, e projektuar nga shërbimet shtetrore të  Serbisë, për t’i shërby politikës së saj, dukej qartazi që në  fillim, mirëpo  verbëria që kishin jo pak  bashkëmoshatar të mi, që shkaku i fesë, e  pranonin si gjë të mirë, pa e  shiku fare se çfarë  prapavi kishte dhe nga kush  shtyhej përpara  programi i tillë!

Reagimi im ishte  shumë i vendosur, që  asesi s’lejoja që  Serbia, të  ç’kombtarizonte bashkëmoshatarët  e mi!

Kjo lëndë ishte: e korrikuluar nga Shërbimet e Sigurisë së Serbisë, Historia e Luginës së Preshevës ishte  sprovu më këso forma, përmbajtja e  librave që  i përkisnin kësaj lënde mësimore, “profesorët” që e ligjëronin lëndën e tillë si dhe ligjërimi.

Lënda  fetare,  e përpiluar nga  ministria e arsimit të serbisë, e që realisht në të  ishin të  përfshirë  edhe shërbimet  tjera të sigurisë së Serbisë,  kishte  mbi të  gjitha politikë, e aspak  fe! Paraprakisht  Serbia,  me  çdo mënyrë, sidomos përmes   ndikimit-udhëzimit  nga  shokët dhe bashkëfshatar, tentoi që të na “udhëzonte” në rrugën e “allahut”-nuk ia arriti! Ndërsa pastaj Serbia,  në vazhdimsi kërcënonte  familjen time, edhe përmes  telefonit, duke  tentu të identifikonte  çdo Shqiptarë si  islamik, me këtë edhe  të  na paraqiste  para botës, si terrorist  islamik! Serbia  sidomos gjatë  rrëzimit të regjimit terrorist islamik në Afganistan dhe  në Irak, tentonte  që  Shqipëtarët  e Luginës, të  radhiteshin në krahun e  Al Kaidës dhe të kundërshtonin SHBA-në dhe  madje edhe  shtetin tonë Amë!

Vetëm të shikohet  më pas, Serbia, asnjëherë  nuk do na lejonte  të mësonim në shkollë të mesme, me libra të ardhur nga shteti ynë( Shqipëria apo Kosova), ndërsa për çështjen  e  librave  islamik, ajo madje i prodhoi vetë!

Historia e Luginës së Preshevës, i  ka të  freskëta këto praktika! Luginasit e përjetuam terrorin e Perandorisë Osmane- sepse nëpër të  kalonte “xhadeja turke”( që lidhte   Azinë me Europën), që në  fazët e  para të okupimit të saj në Ballkan, prej nga  edhe  në këtë  pjesë  njihet  objekti i parë fetar i okupatorit- xhamia e Tabanocit më 1410( objekti i parë islamik në Ballkan), që shërbente  vetëm për nevojat  e  garnizoneve  osmane! Nëpër Luginë  kaloi edhe  Gjergj Kastrioti, me rastin e kthimit në  Krujë! Gjatë  viteve 1877-1912, derisa  Serbia pushtonte  Trojet  tona( Luginën e Preshevës), hoxhallarë të   caktuar si bashkëpunëtorë të Serbisë, predikonin  që :” ne  jemi osmanli, turk, e jo Shqiptarë”, si dhe :” që pasi jemi turq  e osmanli, duhet të  shpërngulemi   bashkë me ushtritë  turke-osmane  për në anadoll” Nga ana  tjetër Pushtuesi Osman,  po ashtu përmes  hoxhallarve  predikonte që  ne Shqipëtarët ( të Luginës së Preshevës) s’duhet të luftonim edhe  kundër saj, edhe  kundër  Serbisë, pasi sipas tyre:”ne jemi turq-osman”, “ Perandoria Osmane do na i njohë të  gjitha të drejtat!” etj! Derisa ushtria serbe, gjatë  spastrimit etnik të  vendbanimeve  edhe të Luginës së Preshevës,  u’a  shiste “fesat”( kapelat turke), në vlerë të njejtë sa tërë  pasuria e patundshme( prona, fushat dhe  malet e asaj familje) dhe të pasurisë së luajtshme( madje edhe   rrobet e trupit) dhe i porosiste që të gjithë  t’i vendosnin në kokë, që mos të vriteshin gjatë  ikjes për në Anadolli! Po këto skena pastaj  reporterët e huaj,  viheshin në jo pak  raste edhe në lajthitje duke i identifiku si turq, e që realisht ishin  Shqipëtarë! Nuk mbaroi me  kaq Kalvari i Luginasve, prapë ata vriteshin në  ikje si refugjatë, duke i’u lënë nga një armë  në ca raste, për ta përligjur kinse luftuan kundër Serbit, e që etiketoheshin si ushtar turq të vrarë e jo si Shqiptarë! Serbia me kohë( 1844)  e kishte  projektin e tillë Naçertania të Garashaninit! Lugina ka të freskët edhe Reformën Agrare, po ashtu edhe  Ligjet  dhe Marrëveshjet  famëkeqe mes ish-jugosllavisë dhe Turqisë të bëra gjatë  shekullit XIX, ku edhe  më shumë  është ndryshu raporti  demografik-etnik i saj!

Madje Lugina e Preshevës, njihet  për zonën që  pas viteve 1918 e edhe pas viteve 1946,  Serbia  përmes  hoxhallarve të saj i islamizoi, duke  tentu në këtë  mënyrë që të  ulë ndjenjën  kombëtare  Shqiptare dhe të rrisë ndjenjën  fetare! Madje disa dhjetra raste  konkrete edhe personalisht i kujtoj!

Lënda  fetare, emërtohej  e tillë, por që  realisht  libri ishte që i përkiste doktrinës fetare  vehabiste- kjo shihej  në  çdo aspekt. Libri promovonte kulturën( sidomos  veshjet) dhe mbulesën turke dhe arabe, duke  identifiku muslimanët  si  turq, duke  kundërshtu dhe  nxjerrë jashtë fesë  çdo person që  do pranonte  tradita a kulturë tjetër. Libri kishte  një  foto ilustrative  me xhaminë me minare, në   të të  ngjitur  flamuri turk,  ku anash shkruhej :”Feja ime është  islami, kombi im është turk”! Pastaj në disa dhjetra raste, glorifikohej jeta  arabe e veçmas kultura arabe, derisa kritikohej tradita, kultura, zakonet  Shqiptare. Gjuha e zotit, ishte  gjuha arabe, pastaj  gjuha  turke, kurse  Gjuha e  Shenjtë Shqiptare,  asnjëherë  nuk përmendet. Madje  edhe  në ligjeratat e   këtyre  “profesorve”(Agjentëve Islamik të Serbisë) fyhej  gjuha  jonë( si gjuhë që  nuk pranohet tek allahu)! Libri  rriste  në maksimum  xhihadin,  e që në veçanti  “lufta për  allah” ishte   në piedestalin më të  lartë, derisa në  ligjerata  quheshin me emra fyes  Dëshmorët tonë sepse nuk kanë  rënë  në “rrugën  e allahut”  kurse  terroristët  e Al Kaidës hyjnizoheshin!

“Profesorët” që u punësuan për ta ligjëru këtë  lëndë mësimore, ishin që të gjithë  hoxhallarë vehabist! Kjo ishte  e palogjikshme për dy arsye, lëndën e  tillë nëpër  vende  perëndimore  mund ta  elaboronin  sociologët, e asesi  teologët! Së dyti, këta “hoxhallarë ektrem” ishin  që të gjithë të  familjeve që kishin  raporte  të  forta  me Serbinë, e që kurrë asnjë nga familjarët e  tyre nuk kishin  qenë  kundërshtar të Serbisë, e që nuk kishin marrë  pjesë  në luftë kundër saj( as në UÇPMB, e as më përpara), madje disa njihen edhe  për  tradhëtitë  që  kishin  bë kundër Luftës së Kosovës dhe UÇPMB-së( si: duke  propagandu kundër; duke glorifiku Serbinë; duke ndihmu dezertorët; duke  dërgu info  Serbisë kundër UÇPMB-së etj)! Shkaku që i kundërshtoja këta  “profesorë”, e të cilët  më  kërcënonin që do më  hakmerreshin me nota( tek disa profesor të tjerë); pasi ishte lëndë  zgjedhore, me vete  merrja shumicën  e shokëve të klasës-kjo i pengonte, sa që ankoheshin  edhe tek familja ime( duke mendu që  do  merrnin përkrahje- e që nuk e morën!), e ca herë  më kërcënonin  edhe me  “dajak”  por që  s’guxonin realisht ta bënin!

Ligjeratat që përgatisnin këta “profesorë”( pra Agjentë Islamik të Serbisë), totalisht  ishin  propagandë  politike vehabiste, kundër Interesit Kombtar Shqiptar, kundër Aleatëve të Shqiptarve, duke  mbështet terroristët  islamik sidomos Al Kaidën, duke  lëvdu  kulturën, traditat dhe zakonet  arabe! Nxënsve i kërkonin  ndërrim identiteti, që mos të  quhen  më  Shqiptarë, kur të pyeten  se çka je!?, por t’i thuash  musliman! I kërkohej të vesheshin- pra të dukeshin si  arabë, e veçmas si turq! Disa  dhjetra herë,  shkaku i këtyre  ligjeratave, më imponohej  t’ia  prishja  plotësisht orën, që mos të mundëte  të propagandonte   propaganda të  tilla!

Shkolla Shqipe, u kriju nga  patriotët  Shqiptarë, e jo nga   ekstremistët  fetar turko-sllav, Rilindasit tonë e  deshën  atë   laike( ku feja  të mos   përzihet  aspak në të)!

Ata që duan të  shkollohen  për  fe, i kanë  shkollat  teologjike- MOS TË NA I PREKË  ASKUSH  SHKOLLAT  KOMBTARE  SHQIPTARE!

Më:12 mars 2017

Bardhyl Jashari, jurist.

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë