Në fundjavë luhet xhiroja e fundit (22) e fazës së dytë të Vala Superligës. Më pas në bazë të renditjes, formohet orar i ri sipas sistemit të Bergerit.
Gazeta Olle ju sjell orarin e mundshëm të javës 23.Kështu, lideri i Superligës, Trepça ’89 pret vendin e shtatë, në të cilon ndodhet Liria. Por, kjo mund të ndryshojë, nëse Drenica mund Llapin dhe Liria humb në Ferizaj, pasi drenicasit do të merrnn pozitën 7.I dyti, Feronikeli pret vendin e tetë.
Momentalisht, Drenica është e teta, por kjo mund të ndryshojë, varësisht nga rezultatet e Drenicës me Llapin dhe Ferizajt me Lirinë.Prishtina pret vendin e nëntë, Llapi të dhjetin (me gjasë Dritën).Çiftet e sigurta janë Besa – Trepça dhe Gjilani – Hajvalia.