Trepça ’89 ka regjistruar një fitore mjaft të vlefshme në luftën për titullin kampion, derisa ka mposhtur skuadrën e Besës në “Shahin Haxhiislami” të Pejës. Skuadra e Feronikelit shënoi një fitore të mundimshme përballë Lirisë në Prizren, ndërkohë Drita më në fund sheh “dritë” pasi mposht skuadrën e Drenicës për të marrur frymë paksa.
Gazetasheshi.com ka mbajtur të informuar lexuesit e saj me çdo ndryshim nga ndeshjet e ditës së diel.
Besa – Trepça ’89 2-3
-Përfundon ndeshja. Skuadra e Trepçës ’89 merr një fitore shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion, derisa përmbys rezultatin në Pejë përballë Besës.
90+3′ Goool. Oto Johon realizon pas një kundërsulmi duke gjuajtuar për mrekulli dhe shënon një super gol për 2-3.
90′ Kasapi për mrekulli asiston për Papuqin dhe i vetëm me Manxhollin gjuan jashtë portës.
72′ Goool. Florent Hasani realizon nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin. Më parë Hasan Hyseni ishte ndalur në zonë nga Përparim Osmani dhe gjyqtari Gashi akordoi 11-metërsh për ekipin udhëtues.
65′ Osmani godet nga largësia në tentim për ta befasuar Hajdinin, por kësaj rradhe i vëmendshëm “roja” i portës mitrovicase.
56′ Goool. Elshani realizon një supergol nga largësia për ta mposhtur ‘gardianin’ Hajdini për epërsinë e skuadrë vendase.
52′ Emini shërben bukur brenda zonës Karahodën i cili gjuan drejt portës, por intervenon Hajdini.
-Starton pjesa e dytë. Skuadra vendase merr iniciativën dhe përmes ndërprerjeve po mundohet të rrezikojë seriozisht. Pejanët deri më tani kanë ekzekutuar 13 rivënie këndore.
-Mbyllet pjesa e parë. Një finish dramatik në këtë 45 minutësh që paralajmëron një tjetër të zjarrtë në pjesën e dytë.
44′ Goool. Ilir Izmaku tregohet i pafat duke qëlluar portën e tij në tentim për të evituar rrezikun.
43′ Goool. Oto John realizon pas një harkimi të bukur të Potokut, duke kaluar skuadrën udhëtuese në epërsi.
42′ Dabiqaj harkon për Karahodën i cili gjuan drejt në duart e Hajdinit.
40′ Oto John gjendet në një pozitë ideale për të shënuar pranë portës së Kolshit, por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës.
38′ Emini sërish protagonist i një rasti ideal për skuadrën e Besës, por traversa e shpëton Hajdinin.
37′ Emini për mrekulli brenda zonës për zonës për Karahodën i cili gjuan me kokë por prejt Hajdini.
24′ Shabani harkon bukur brenda zonës për Prekazin që gjuan për mrekulli nga afërsia me kokë, por pret ‘gardiani’ Hajdini.
15′ Skuadra vendase bën trysni drejt portës udhëtuese. Të besuarit e Gani Sejdiut patën tri ndërprerje në dispozicion për të realizuar, por pa sukses!
Formacionet startuese:
Besa: Kolshi, Prekazi, Papuqi, Turku, Osmani, Dabiqaj, Miftari, Emini, Shabani, Karahoda, Elshani. Kryetrajner: Gani Sjediu.
Trepca ’89: Hajdini, Jashari, Sambau, Izmaku, Potoku, Idiriz, Maloku, Hasani, John, Hajdari, Broja. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.
Gjytarë: B. Gashi, F. Sekiraqa, E. Zeqiri, I. Shuleta
Liria – Feronikeli 1-3
-Mbyllet ndeshja. Feronikeli regjistron një tjetër fitore me rëndësi, derisa në udhëtim mposhtë skuadrën e Lirisë.
82′ Goool. Mevlan Zeka shënon pas një solo aksioni duke mposhtur për herë të tretë ‘gardianin’ Blakçorin.
64′ Chibuze gjuan me kokë nga ana e majtë dhe është sërish Maloku që pret.
62′ Pas një aksioni të rrjedhshëm të skuadrës vendase, Fetahaj gjuan me vështirësi, por pret Maloku.
56′ Milicaj godet traversën duke dridhur skuadrën vendase që për disa minuta pati iniciativën.
51′ Memaj gjuan nga largësia për mrekulli, por edhe më mirë përgjigjet Maloku që devijon topin në fundore.
-Mbyllet pjesa e parë. Një fillim dramatik në këtë pjesë lojë dhe me shumë gola shënimi, paralajmëron një tjetër 45 minutësh të zjarrtë.
27′ Mustafa godet për mrekulli nga largësia, por intervenim edhe më i bukur nga Maloku.
13′ Goool. Skuadra e Lirisë ngushton rezultatin pas një ndërperje. Sulmuesi afrian Henrikh gjendet më së miri në zonë dhe realizon me lehtësi për të hapur sërish lojën.
10′ Goool. Diar Prokshi realizon pas një harkimi të mrekullueshëm të Hoxhës.
02′ Goool. Mendurim Hoti realizon një gol të bukur me kokë pas harkimit të Labinot Osmanit për të kaluar skuadrën udhëtuese në epërsi.
Formacionet zyrtare:
Liria: Blakçori, Islamaj, Dina, Gjeraj, Gashi, Alimi, Mustafa, Memaj, Fetahaj, Osmani, Henkrikh. Kryetrajner: Agron Beseni
Feronikeli: Maloku, Gërbeshi, Doshlaku, Shala, Limani, Shabani, Prokshi, Haliti, Osmani, Hoti, Hoxha. Kryetrajner: Afrim Tovërlani.
Gjytarë: K. Vula, A. Ejupi, M. Berisha, T. Maloku
Drita – Drenica 2-1
-Drita realizon një fitore me rëndësi në luftën për mbijetesë, derisa mposhtë rivalin direkt për atë pozitë Drenicën.
63′ Goool. Përparim Livoreka realizon një super gol nga largësia për ta kaluar sërish skuadrën e Dritës në epërsi.
55′ Dajaku shërben bukur brenda zonës për Arifajn i cili pasi kalon ‘gardianin’ Halimi gjuan jashtë portës.
46′ Goool. Granit Arifaj barazon rezultatin në Gjilan pas një super goli nga largësia.
-Përfundon pjesa e parë. Vendasit marrin me vete epërsinë e një goli në dhomat e zhveshjes, derisa synuan edhe të tjerët në minutat në vazhdim por pa sukses.
38′ Shillova dhe Zeneli nuk kordinohen mirë ndërmjet vete dhe kështu shpërdorojnë një mundësi të mirë shënimi.
30′ Nuk ndryshon asgjë në konceptin e lojës. Janë vendasit që po kërkojnë edhe golin e dytë, ndërkohë kuq e zinjtë po mundohen përmes kundërzbritjeve të rrezikojnë.
16′ Goool. I pafat tregohet Ismet Cakaj që në tentim për të larguar topin qëllon në portën e tij.
Formacionet zyrtare:
Drita: Halimi, Kuka, Dragusha, Hashani, Zeneli, Maliqi, Shillova, Kryeziu, Ramadani, Berisha, Livoreka. Kryetrajner: Ismet Munishi.
Drenica: Ymeri, Geci, Cakaj, Lushtaku, Bejta, Gashi, Osmani, Nebiu, Mziu, Dajaku, Arifaj. Kryetrajner: Nazmi Rama.