O Zot u bën 19 vjet!

 

Shkruan: Osman Musliu

Liria dhe jeta, jane ato qe nuk ndahen nga njera tjetra,  por eshte jeta ajo qe sakrifikohet per lirine. Por kjo sakrifikic nuk mund te ndodhe nga çdo njeri, kjo sakrific ndodhe vetem nga ata qe jetojne edhe pse trupat e tyre jane nentoke. Shembull per ne valle a mund te kete me te mire se nje Familje e cila e tera sakrifikohet vetem e vetem qe ne ta shijojme kete te bukuren liri. Familja JASHARI, sa familje e madhe,sa kombetare, sa fetare, sa famlje bujare, e sa familje me plot atdhedashuri  brenda saj. Sikur qe çdo liber qe ka autorin, sikur çdo shkolle qe ka librin, e sikur çdo ndertese qe e ka temelin, po ashtu per kete familje aq te fuqishme autori, libri e temeli i saj ishte nje njeri aq i ditur, aq trim, aq shqiptar e fetar qe e quanin Shaban Murati,  qysh ne kohet e hershme ishte frika e armikut sepse e dinin se ishte nje njeri qe po edukonte nje familje e cila do ju tregonte vendin armiqeve, e dinin qe po edukonte nje familje qe do i tregoj botes se padrejtsia nuk duhet te egzistoj, tju tregoj se per ta shtypur vendin e popullin tim se pari duhet te kaloni mbi trupat tone.

Mendjendrituri besa nganjher  edhe bilbili kanges, apo teli i çiftelis qe kur kendonte kenga qante e teli keputej. Ishte ai Hamez Jashari, ishte ai emer qe kur shkonte ne veshin e armikut ju dhridheshin kembet e tyre. Kenga e tij per Zhuje Selmanin  u bente e paduruar dhe frikesuese per ta. Ishte ai qe kishte enderr qe jeta e tij te flijohej per Kosoven tone. Pa te as çiftelia e as kenga nuk e kan vleren e meparshme. Pa te as fjalet e tij te mbushura plot dije e burrerore per Kosoven tone te bukur nuk po mirren per fat te keq neper gojat e veprat tona e politikanve tone edhe sot.

Ankthi i armikut, a sa emer i bukur e i dashur per ne, por shum i tmerreshem ishin  per armikun. Ishte ai qe fjalet per te jane te pakta e boshe, Ishte ai qe shkau ja kishte friken, ishte ai qe kur emri i tij u ndegjonte shqiptaret ngrinin koken e shkau fuste koken neper skuta e qoshe nga frika te mos ta merrte ndonje plumbe i tij. Ishte ai qe nuk mjaftoi duke ja dhuruar Kosoves jeten por ja la asaj  Ushtria Çlirimtare e Kosoves, nuk do ishte e bukur, e dashur, e fuqishme po te mos ishe ti Bac, nuk do ishim ne  kete situat po te mos ishe ti Bac Adem.

Krenaria e Familjes e krenaria e çdo Shqiptari, eshte ai qe kur kendohet kenga na trimeron dhe frymezon, eshte ai qe edhe pse me dhimbje te madhe per familjen e tij, ngrit koken lart dhe na tregon se prape eshte gati te sakrifikohet per Kosoven tone, eshte ai qe din te buzeqeshe kur eshte koha, por tregon se edhe merzitet kur ndegjon hallet e popullit te tij. E kush tjeter pos nje njeriu te madh qe vazhdon te mbaj PASARDHESİT ne kembe me koken lart e krenare. Rifat Jashari, i zoti i shtepis ne familjen JASHARI  po ashtu i zoti  familjes qe dikur ishte ne trojet Shqiptare e tani po e quajm Kosove.

Familja Jashari, o vellezerit e mi, e si do ja u paguajm hakun e tyre, e si do i shikojm ne ne boten tjeter fytyrat e ndritura te ketyre shehideve, haku i tyre a paguhet valle, ne duke u perçare njeri me tjetrin, duke e vjedhur kete vend te mbuluar me gjake, duke e menduar vetem per veten tone!!!??? Apo haku i tyre paguhet duke qene te bashkuar njeri me tjetrin, duke e quar kete amanetin e tyre per  Kosoven vetem perpara dhe duke e menduar edhe vellaun tone e jo vetem veten!!!???

Per fund per ju  qe po  na udheheqni, a nuk keni frike nga haku i tyre, a nuk keni frike nga gjaku i tyre e i gjithe deshmoreve qe u derdh per kete toke e per kete liri, a nuk keni frike valle qe nje dite ky hak e gjak do ju mallkoi ju!? Ata u flijuan e ju lane juve ne krye te ketij populli qe ti ndihmoni ata, apo ti vjedhni ata? Ata u flijuan e ju lane ne krye te ketij populli e ketij vendi qe ta lulzoni ate, apo ta ktheni ate ne therra !? Ata u flijuan e ju lane ne krye te ketije populli e ketij vendi qe te mendoni per te miren e tyre qofte nevoja edhe jeten tuaj ta flijoni per ta, apo te mendoni per te miren tuaj qofte nevoja edhe jeten e popullit ta flijoni per veten tuaj!? A mendoni ndonjeher, se cili ishti amaneti i tyre…

Lusim Zotin qe vendi i Kesaj Familje te jete ne gradat me te larta te Xhennetit, e vendtakimi yne me ta te jete po ky vend. Lusim Zotin qe te jemi sa me te bashkuar e ta dergojm amanetin e tyre ne vend. Lusim Zotin qe te ecim vetem perpara me arsimin, edukimim, e Luzim Zotin te na e ngrit nderin e te na i largoj veçorite e liga siç jane rrena, amoraliteti, pa dituria, droga e te tjera veçori te liga te cilat nuk na takojne neve. Lusim Zotin qe udheheqesit tone te drejtohen nga Kibla e ti mendojn amanetet e ketyre deshmoreve, e te mendojn e punojn per te miren e ketij populli e ketij vendi, e te largohen nga cdo e keqe. Amiin!!!

(Autori është imam në Xhaminë e Drenasit)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë