Dritës pësoi 1:0 nga Feronikeli me një gol të pranuar në minutën 90, teksa trajneri Ismet Munishi vuan mungesën e fatit.
Ai po ashtu thotë se Feronikeli fitoi me një rast të vetëm.
“Një ndeshje e mire në të cilën ne kishim rastet tona, por nuk patëm fat. Feronikeli me një rast e fitoi ndeshjen, të cilën e humbëm nga një gabim në mbrojtje. Nuk është puna te përgatitja fizike, por te karakteri i futbollistit. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë aspekt”, theksoi Munishi për mikrofonat e SuperSport, transmeton Gazetasheshi.com.
“Nuk guxojmë të lejojmë kundërshtarin të na mposht në minuten e 90-të, kur e gjithë mbrojtja ishte e pozicionuar në vendin e vet”, përfundoi Ismet Munishi.
Drita në mesjavë i shkon Ferizajt në nevojë për pikë.