Feronikeli ka arritur fitore të rëndësishëm ndaj Dritës në Gjilan me shifrat 1:0, raporton Gazetaolle.com.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mark Milicaj.
Ndërkohë, në ndeshjen e zhvillua në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren, Liria u mund 1:0 nga Besa. Vendosi një gol i shënuar nga Leart Emini. /Gazetaolle.com
Raportet
Drita – Feronikeli 0:1
90′ Mbyllet ndeshja, fiton Feronikeli
GOL 89′ Feronikeli kalon në epërsi. Realizon Mark Milicaj me një goditje të saktë, topin në portë e devijon Gëzim Gashi.
85′ Lojë e hapur, mbetet 0:0.
75′ Rast tjetër për Dritën. Alban Shillova ndodhet në zonë, mirëpo Faton Maloku ndërynë në mënyrë të jashtëzakonshme duke e larguar topin në rivënie nga këndi.
71′ Feronikeli shënon me Mevlan Zekën. Anulohet goli me pretekst se ai ishte në pozitë jashtë loje.
64′ Kundërpërgjigjet Feronikeli përmes Shabanit, i cili gjendet bukur brenda zonës, por Latifi ia mohon golin
63′ Sërish rrezikon Drita. Përparim Livoreka shërben Bergin Maliqin që nga afërisa gjuan dobët dhe e dërgon topin mbi portë
62′ Drita krijon raste të qind për qind. Alban Shillova shërben Përparim Livoerkën i cili ndodhet i vetëm me Faton Malokun, mirëpo ky i fundit e pret goditjen e tij
46′ Nis pjesa e dytë
45+’ Mbyllet pjesa e parë
43′ Feronikeli rrezikon me Yll Hoxhën i cili gjuan nga afërisa, pret Artan Latifi, megjithatë, Hoxha ishte në pozitë loje.
25′ Feroniekli rrezikon seriozisht kur Mark Milicaj e lëshon të majtën nga 25 metra, portieri Artan Latifi ‘fluturon’ për ta evituar rrezikun.
19′ Drita me të gjitha forcat në sulm. Tenton edhe një herë Semir Zeneli, por goditjen e tij e pret ‘gardiani’ Faton Maloku.
13′ Lojë e hapur dhe atmosferë e mirë në Gjilan. Po mungon vetëm goli.
3′ Drita rrezikon e para. Sulmuesi Semir Zeneli godet brenda zonës, por munngon goli.
1′ Nis ndeshja
Formacionet zyrtare
DRITA: Latifi, Dragusha, Haliti, Ramadani, Hashani, Berisha, Gashi, Zeneli, Rexhepi, Livoreka, Kyeziu. Trajner: Ismet Munishi.
FERONIKELI: Maloku, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Limani, Shabani, Hoxha, Haliti, Razard, Hoti, Milicaj. Trajner: Afrim Tovërlani.
Gjyqtarë: Gramos Shala, Imran Kabashi, Ramadan Hyseni, Mentor Baliu.
Liria – Besa 0:1
90′ Mbyllet ndeshja, fiton Besa
90′ Liria me 10-të futbollistë. Buran Aliu lëndohet rëndë dhe dërgohet me autoambulancë në spital.
86′ Liria po provon, mirëpo nuk po e gjen golin.
72′ Prizrenasit ka marrë iniciativën dhe po tenton barazimin, por deri më tash pa sukses
67′ Besa e kërkon golin e dytë me Qemail Elshanin i cili gjuan nga 17-18 metra, por portieri i Lirisë, Armend Ruxhi e eviton rrezikun.
60′ Mbetet rezultat 0:1
GOL: 48′ Besa kalon në epërsi. Shënon Leart Emini me kokë pas harkimit nga këndi të Xhevdet Shabanit.
46′ Nis pjesa e dytë
45+’ Mbyllet pjesa e parë
30′ Liria dhe Besa po luajnë futboll të hapur, mbetet 0:0.
8′ Provon Liria. I zakonshmi Liridon Fetahaj futet nga e majta, shërben Fisnik Ramadanajn, por ky i fundit nuk e gjen golin.
5′ Besa tenton golin me Fatih Karahodën, por ky i fundit nuk e arrin golin pas një goditje të fortë.
1′ Nis ndeshja
Formacionet zyrtare
Liria: Ruxhi, Islamaj, Ramadanaj, Gjeraj, Danaj, Aliji, Mustafa, B. Memaj, Fetahaj, Osmani, A. Memaj. Trajner: Agron Beseni.
Besa: Kolshi, Osmani, Emini, Prekazi, Papuqi, Dabiqaj, Miftaraj, Qorraj, Shabani, Karahoda, Elshani. Trajner: Gani Sejdiu.
Gjyqtarë: Artan Tahiri, Fatlum Berisha, Fatmir Abrashi, Visar Kastrati.