Java e 18-të në elitën e futbollit kosovar hap siparin me katër duelet e ditës së shtunë, të cilat priten të zhvillohen nga ora 13:00. Gazetasheshi.com do ju mbajë të informuar për çdo gjë nga terenet e nxehta të futbollit kosovar.
E shtunë
Besa -Llapi 1-0
73′ GOL. Xhevdet Shabani realizon një gol fantastik pranë zonës duke kaluar ekipin vendas në epërsi.
-Starton pjesa e dytë me ritëm mjaft të lartë nga të dy skuadrat që po mundohen të krijojnë mundësi të pastra shënimi, por mungon vetëm konkretizimi.
-Përfundon pjesa e parë. Skuadra e Llapit kishte një inciativë të lehtë në 45 minutëshin e parë duke u munduar përmes krahëve, derisa pejanët e humbën në fillimin e ndeshjes Fetim Kasapin e lënduar.
Formacionet zyrtare:
Besa: Beqiri, Miftaraj, Papuqi, Turku, Prekazi, Osmani, Dabiqaj, Kasapi, Karahoda, Shabani, Emini. Kryetrajner: Gani Sejdiu.
Llapi: Avdyli, Kadriu, Idrizi, Jashari, Sinani, Namani, Shabani, Shaqiri, Krasniqi, Zeqiri, Hyseni, Kryetrajner: Tahir Batatina.
Ferizaj – Prishtina 0-0
-Mbyllet ndeshja. Ashtu siç filloi edhe përfundoi dueli ndërmjet këtyre dy skuadrave që marrin nga një pikë nga ajo se çfarë treguan në fushë.
-Starton pjesa e dytë. Prishtinës i ofrohet një mundësi e mirë shënimi përmes futbollistit Makenda por pret gardiani Rexhepi.
-Përfundon pjesa e parë. Një ndeshje mjaft interesante dhe e luftuar nga dy skuadrat që mundohen të shfrytëzojnë çdo rast, çdo ndërperje për të ardhur deri tek goli i parë në ndeshje. Dallku pati mundësinë e fundit në pjesën e parë, derisa Rexhepi intervenoi në mënyrë fantastike.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Rexhepi, Papuqi, Istrefi, Ristovski, Babaj, Bardhi, Behluli, Skenderi, Sadriu, Salihu. Kryetrajner: Argjend Beqiri.
Prishtina: Muçiqi, Leci, Dallku, Boshnjaku, Maxhuni, Dumani, Krasniqi, Kelmendi, Begolli, Baftiu, Makenda. Kryetrajner: Lutz Lindemann.
Feronikeli – Trepça 5-1
89′ GOL. Zabërgja realizon golin e nderit për ekipin e “xehtarëve”.
88′ GOL. Yll Hoxha realizon pasi u shërbye nga Doshlaku.
75′ GOL. Ekipi i Afrim Tovërlanit realizon edhe golin e katërt për skuadrën vendase.
63′ GOL. Pas një aksioni të rrjedhshëm që nisi nga mesfusha Hoxha shërbeu bukur Milicajn që realizon golin e tretë për skuadrën vendase.
51′ GOL. Mendurim Hoti ka ngritur epërsinë e skuadrës vendase duke shfrytëzuar në maksimum një harkim të Milicajt.
-Përfundon pjesa e parë. Ekipi i Feronikelit ishte dukshëm më i mirë se ekipi i Trepçës që shpëtoi vetëm me një gol në këtë 45 minutësh.
17′ GOL. Labinot Osmani realizon një super gol duke kaluar në epërsi skuadrën vendase.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli: Maloku, Doshlaku, Shala, Haliti, Limani, Shabani, Zhdrella, Hoti, Osmani, Hoxha, Prokshi. Kryetrajner: Afrim Tovërlani.
Trepça: Gashi, Kutllovci, Berisha, Katanolli, Prishtina, Ahmeti, Prekopuca, Avdiu, Muja, Zabërgja, Zuqaku. Kryetrajner: Ajet Shosholli.
Hajvalia – Liria 2-4
87′ GOL. Liridon Fetahaj realizon golin e tretë personal dhe të katërtin për ekipin e Lirisë.
80′ GOL. Egber Vitia ka realizuar për skuadrën vendase duke ngushtuar epërsinë e mysafirëve.
70′ GOL. Sulmuesi afrikan i prizrenasve Chibuze realizon golin e tretë për ekipin e bardh e zinjëve.
55′ GOL. Skuadra e Lirisë kalon sërish në epërsi dhe autor të golit sërish Liridon Fetahajn.
-Përfundon pjesa e parë. Me rezultatin e barabartë dy skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
45′ GOL. Edison Kçiku barazon rezultatin për skuadrën e Hajvalisë
39′ GOL. Liridon Fetahaj kalon skuadrën e Lirisë në epërsi pasi u shërbye bukur nga Memaj.
Formacionet zyrtare:
Hajvalia: Miftari, Tabaku, Gashi, Rashiti, Reqizi, Sogojeva, Vitia, Kçiku, Morina, Haliti, Ajeti. Kryetrajner: Emin Bajrami.
Liria: Ruxhi, Islamaj, Ramadanaj, Mustafa, Gashi, Gjeraj, Fetahaj, Aliji, Osmani, A.Memaj, B.Memaj. Kryetrajner: Agron Veseli.