Feronikeli është eliminuar nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht nga Llapi pas penalltive.
Trajneri u ka dhënë zemër lojtarëve në stërvitjen e zhvilluar të martën.
“Luajtëm mirë dhamë gjithçka nga vetja. Dy herë u kthyem në lojë duke treguar karakter të fort një gjë të tillë e bëjnë vetëm kampionët. Penaltitë, ishin fati ynë i keq. Por, fati jonë i mirë është së jemi pjesë e një klubi të madh që vlerën e vërtet të ekipit nuk e sheh vetëm tek fitorja, andaj keni përgëzime për angazhimin e madh të treguar në ndeshje. Tani nuk kemi kohë për zhgënjim, na pret kampionati dhe aty duhet ti tregojmë vlerat tona të vërteta. Beteja mund të humbët, por lufta duhet të fitohet”, ishin fjalët e ‘Toki’ bën të ditur faqja zyrtare e klubit. /olle/