Skuadra e Feronikelit lë pas humbjen ndaj Llapit në kuadër të DigitAlb Kupës së Kosovës, derisa synon që ta fillojë në mënyrën më të mirë stinorin pranveror të Vala Superligës..
Ekipi i Afrim Tovërlanit po zhvillon përgatitjet e fundit para duelit të së shtunës përballë Trepçës duke synuar vetëm fitoren e plotë, megjithëse pritet të ketë mungesa të rëndësishme.
Siç mëson Gazeta Sheshi kampionët në fuqi do vuajnë mungesën e Besnik Krasniqit, Blerand Kurtishajt dhe Abu Kamara-s, përderisa paraqitja e Mentor Zhdrellës dhe Mevlan Zekës është në pikëpyetje.
Megjithatë “Tigrat e Zi” kërkojnë fitore në delin ndaj skuadrës së Trepçës për të vazhduar në korsinë e mbrojtjes së titullit kampion.