Sulmuan autobusët e Prishtinës, policia arreston dhjetëra huliganë në Mitrovicë (Video)

 

Pas ndeshjes mes Trepçës dhe Sigal Prishtinsë, në kuadër të Kupës së Kosovës, në Mitrovice ka pasur incidente mes tifozëve të të dyja skuadrave

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dhjetë persona pasi kanë sulmuar autobusët me tifozë nga Prishtina.

Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, ka konfirmuar që kjo përleshje ka ndodhur pasi disa huliganë kanë hedhur gjësende në drejtim të autobusëve që bartnin tifozët nga Prishtina.

Më poshtë mund të shihni momentin e arrestimit të disa huliganëve nga Polica e Kosovës, shkruan Express.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë