Llapi, Trepça’89, Drenica dhe Ferizaj në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e para të 1/8 së finales në Digitalb Kupën e Kosovës, me çka edhe nisën garat e stinorit pranveror në futbollin e Kosovës. Kualifikimin në çerekfinale të kësaj gare e kanë siguruar Ferizaj, Drenica, Trepça’89 dhe Llapi, shkruan Gazetasheshi.com.

Feronikeli-Llapi 2-2  (2-4 Pen.)

*Dardan Jashari gjuan në penaltinë e fundit dhe kualifikon Llapin në çerekfinale.
*Hoxha gjuan dhe pret Avdyliiii.
*Idrizi gjuan dhe realizon.
*Milicaj gjuan lartë mbi portë, barazohet seria.
*Karabegu realizon përfekt nga penaltia.
*Doshlaku i sakt për ti dhënë epërsinë Feronikelit.
*Hamdi Namani gabon në penaltinë e dytë, mbron Maloku.
*Labinot Osmani gjithashtu i sakt nga seria e parë.
*Festim Krasniqi i sakt nga penaltia e parë.

-Ndeshja shkon në penalti!

121′ GOL. Mendurim Hoti konverton në gol penaltinë e fituar nga Doshlaku.
120′ Penalti. Edon Zeqiri devijon topin me dorë nga vija fatale dhe ndëshkohet me karton të kuq.
105′ GOL. Mirlind Daku realizon gol fantastike duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes vendase.

67′ GOL. Hamdi Namani realizon autogol, duke e rikthyer kështu sërish baraspeshën.
60′ GOL. Festim Krasniqi kalon udhëtuesit në epërsi pas një super goli nga ndërprerja.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Maloku, Doshlaku, Thaqi, Haliti, Limani, Shabani, Zhdrella, Milicaj, Osmani, Hoxha, Prokshi. Kryetrajner: Afrim Tovërlani.

Llapi: Avdyli, Namani, Jashari, Idrizi, Kadriu, Shabani, Shaqiri, E.Zeqiri, V.Zeqiri, Krasniqi, Hyseni. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Ferizaj-Gjilani 1-0

-Mbyllet ndeshja: Ferizaj në çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës.

25′ GOL. Maliq Behluli realizon për vendasit derisa mbrojtja udhëtuese nuk reagoi mirë.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Rexhepi, Idrizi, Istrefi, Papuqi, Bardhi, Babaj, Thaqi, Behluli, Skenderi, Salihu, Tershana. Kryetrajner: Argjend Beqiri.

Gjilan: Haxhihamza, A.Thaqi, Kastrati, Bekteshi, I.Blakçori, Z.Mustafa, A.Ahmeti, Ab.Thaqi B.Ahmeti, G.Rusi, I.Eminhaziri. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Hajvalia-Trepça’89 0-3

-Mbyllet ndeshja: Trepça ’89 në çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës.

65′ GOL. Fiton Hajdari realizon sërish për të trefishuar rezultatin.

10′ GOL. I zakonshmi Oto John rikthehet edhe në pranverë për të dyfishuar epërsinë e “minatorëve”.
04′ GOL. Skuadra mitrovicase kalon në epërsi në këtë fillim loje përmes Fiton Hajdarit.

Drenica-KEK-u 3-0

-Mbyllet ndeshja: Drenica në çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës.

53′ GOL. Kreshnik Lushtaku realizon edhe golin e tretë për skuadrën vendase.

32′ GOL. Është sërish Kreshnik Nebiu ai që realizon për skuadrën drenicase, kësaj rradhe një super gol nga largësia.
16′ GOL. Kreshnik Nebiu kalon vendasit në epërsi.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 12:30, ndërsa vlen të përmendet se në këtë fazë të Kupës zhvillohet vetëm një ndeshje dhe fituesi i saj kalon në çerekfinale.

/Gazeta Sheshi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë