Feronikeli dhe Llapi nesër luajnë super-sfidën në kuadër të 1/8 të finales së DigitAlb Kupës së Kosovës.
Të dy skuadrat kanë nga dy mungesa, por që nuk pritet të paraqesin probleme. Besnik Krasniqi dhe Blerand Kurtishaj do të mungojnë te Feronikeli për shkak të lëndimeve, kurse te Llapi nuk do të paraqiten Egzon Sinani i suspenduar dhe Florim Bërbatovci i lënduar.
Ndërkohë, Gazetasheshi.com ju sjell përbërjet e mundshme të skuadrave. Sfida luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.