Feronikeli dhe Llapi nesër luajnë ndeshjen kryesore të 1/8 të finales së DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra fituese do të kalojë tutje, andaj përqendrimi për këtë sfidë është maksimal.
Trajneri i Llapit, Tahir batatina ka thënë për faqen e klubit se skuadra e tij udhëton për fitore.
“Synimet janë të çarta, ne futemi në ndeshje për fitore dhe asgjë tjetër, ku jemi të përgaditur maksimalisht për këtë ndeshje që ka rëndësi të veçantë”, deklaroi Batatina.
Edhe mbrojtësi, Dardan Jashari besfon fuqishëm se ekipi i tij do të kthehet me fitore nga stadiumi ”Rexhep Rexhepi”.
“Nuk kemi çfarë të kalkulojmë, duam vetëm fitoren për të vazhduar tutje në Kupë. Jemi të bashkuar dhe besojmë se do ja dalim edhe pse e dimë që Feronikeli është kundërshtar i papërshtatshëm”, theksoi Jashari.
Ndërkohë, mesfushori Fuat Karabegu është shprehur më i matur.
“Presim të tregojmë një lojë të bukur për publikun, poashtu të mençur pasi që forma e ekipës është e mirë, me Feronikelin hymë për të fituar ndeshjen”, pohoi Karabegu.
Ndeshja nis në ora 12:30 dhe drejtohet nga gjyqtarët ndërkombëtarë, Genc Nuza, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj. Burim Jahmurataj do të jetë i katërti. /Gazeta Sheshi/