Ka nisur licencimi i klubeve kosovare të cilat synojnë të jenë pjesë e garave evropiane, shkruan Infokusi.com.
Infokusi.com merr vesh se prej 12 skuadrave të Superligës, vetëm dy nuk kanë aplikuar për licencim.
Bëhet fjalë për Trepçën dhe Drenicën, dy klube këto me emër në futbollin e Kosovës, por që me kushtet aktuale e kanë të pamundur t’i plotësojnë kriteret dhe kanë vendosur të mos aplikojnë fare.
Ndryshe, për të marr licencën, duhet të plotësohen pesë kritere.
Kriteri financiar, ligjor, sportiv, i personelit e administratës dhe infrastrukturorë.
Në bazë të gjendjes aktuale, vështirë se ndonjë klub mund t’i plotësojë kriteret e lartcekura.