Besa e Pejës është klubi i vetëm në histori të futbollit kosovar që ka arritur të rrëmbej rresht tre tituj të kampionit (2005, 2006 dhe 2007), shkruan Infokusi.com.
Ani pse Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë, nuk ka arritur të barazoi rekordin e pejanëve.
Por, është një skuadër tjetër që synon këtë vit që të barazohet me Besës sa i përket tre titujve të fituar njërin pas tjetrit.
Feronikeli është kampion në dy vitet e fundit dhe kërkon titullin e tretë radhazi dhe mbetet të shihet se a do të barazojnë rekordin e pejanëve.
Feronikeli në stinorin vjeshtor përfundoi në vendin e katërt me 6 pikë më pak se Trepça ’89 që përfundoi në vendin e parë.