Donald Trump, ka pezulluar hyrjen e refugjatëve nga disa vende myslimane, dhe ka ndaluar hyrjen e refugjatëve sirianë.
Albert Einstein: Fituesi i çmimit Nobel në Fizikë, Albert Einstein, la Gjermaninë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1933 për t’i shpëtuar partisë naziste. “Unë do të jetoj në një vend, ku mbretëron liria politike, toleranca dhe barazia e të gjithë njerëzve”, ka thënë ai për largimin në Shtetet e Bashkuara.

Rita Ora: Këngëtarja e pop-it dhe familja e saj ikën nga Kosova në Britaninë e Madhe kur Rita ishte vetëm një vjeç. Ajo tashmë tashmë është yll botëror i muzikës dhe kinematografisë.
Freddie Mercury: Këngëtari kryesor i The Queen ka lindur në ishullin e Afrikës, Zanzibar dhe u rrit mes Zanzibarit dhe Indisë. Një revolucion shpërtheu në ishull kur familja e tij po jetonte atje, në vitin 1964 dhe ata u zhvendosën në Londër kur ai ishte adoleshent.


