Drenas: Kanos me armë vëllain, arrestohet i dyshuari
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2017/02/familja-e-t-euml-plagosurit-n-euml-drenas-policia-shtiu-me-arm-euml-video_hd-780x439.jpg)
Është arrestuar një person i dyshuar në Drenas, pasi që dyshohet se i njëjti ka kërcënuar me armë vëllain e tij.
Burimet e DrenicaOnline brenda stacionit policor të Drenasit kanë treguar se kanosja ka ndodhur të martën rreth orës 11:00 dhe menjëherë për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në facebook: