Kur Dafina Zeqiri i thoshte Isa Mustafës: Je një “amaizing boy” (Video)

Ishte viti 2010 kur kur këngëtarja Dafina Zeqiri u shpall fituese në VideoFestin Muzikor, festival i cili nuk organizohet tash e tri vite.

Videoklipi i saj “Amaizing girl” arriti të shpallet fitues në kategorinë “Best All”, gjersa për ta dhënë këtë çmim në fund të mbrëmjes, në skenën e Teatrit Kombëtar u ngjit ish-kryetari i Prishtinës në atë kohë, tani kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa.

Në momentin që këngëtarja Zeqiri u ngjit në skenë për të marrë çmimin, të gjithë e mbajnë mend si ajo iu drejtua Mustafës me fjalët: “Isa je vërtet një amaizing boy, faleminderit shumë për këtë çmim”.

Kjo pjesë i ka munguar me vite publikut, por tani që nata finale e Videofestit Muzikor 2010 gjendet në YouTube, publiku ka mundësinë që ta shikojë edhe njëherë këtë skenë, e cila kur kujtohet edhe sot, krijon sërish situata komike.

Për të parë këtë moment, mund të ndiqni videon nga koha 2:22:30. /Telegrafi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë