Feronikeli ka filluar fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, shkruan Infokusi.com.
Djelmoshat e kryetrajnerit Afrim Tovërlani, kanë zhvilluar stërvitjen e parë në qytetin e bukur të Turqisë.
Sipas njoftimit të klubit nga Drenasi që vije nga vendi i ngjarje, seanca e parë ka qenë relaksuese, ndërkaq nga e hëna, skuadra do të stërvitet nga dy herë në ditë.
Gjatë qëndrimit në Antalya, Feronikeli do të luaj edhe disa ndeshje miqësore./Infokusi.com/