‘Katastrofë’ për Gjilanin: Drenica ‘transferon’ futbollistin e gjilanasve (FOTO)

Drenica ka paraqitur katër futbollist për regjistrim në Federatën e futbollit të Kosovës në afatin kalimtar të janarit.

Cuditërisht, drenicasit kanë paraqitur edhe dy emra të njohur të futbollit kosovar, ani pse asnjëherin nuk e kanë bërë publik.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Gjilanit, Leutrim Bekteshin dhe sulmuesin e dëshmuar në futbollin e Kosovës, Enis Zabërgjën.

Një gjë të tillë e ka pohuar për emisionin ‘ARENA’ në Tribuna Channel, zyrtari i FFK-së për regjistrimin e transferimeve, Adem Qollakaj.

Mësohet se futbollistët në fjalë ende nuk kanë nënshkruar kontratë, por një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt.

Ndërkaq  Kreshnik Nebiu dhe Dugagjin Gashi, tashmë janë lojtarë të drenicasve dhe që të dy janë regjistruar në FFK./Infokusi.com/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë