Yjet që ia morën njëra – tjetrës të dashurit (Foto)

Edhe në mesin e të famshmëve mund të ekzistojë miqësi edhe e atillë që as dashnorët e përbashkët nuk mund ta rrënojnë atë. Ne ju prezantojmë disa nga yjet e shoubiznesit, që kanë pasur dashnorë të njëjtë.

Kate Hudson dhe Cameron Diaz janë mikesha tashmë disa vite. Në vitin 2009 Kate ishte në romancë me lojtarin e bejsbollit Alex Rodriguez, ndërsa një vit më vonë me sportistin kishte filluar romancën edhe Cameron Diaz. Para Alex-it, as njëra dhe as tjetra nuk kanë mundur t’i rezistojnë këngëtarit Justin Timberlake. Vetëm disa muaj pasi Diaz më 2007 ishte ndarë me Justinin, lidhjen me të e ka filluar Kate. Por ky fakt nuk e ka rrënuar miqësinë e tyre, prandaj Cameron më 2-3 kishte deklaruar se Kate është një mike e saj e madhe.

Këngëtaret Taylor Swift dhe Katy Perry janë argëtuar me këngëtarin John Mayer. Në vitin 2009, Taylor ishte në lidhje intime me këngëtarin problematik, ndërsa nga viti 2012 e deri më 2014, radha i kishte ardhur Katy-it. Por pavarësisht kësaj, ato vazhdojnë të jenë shoqe të mira.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë