Mbrëmjen e sotme ka nisur edicioni i 6-të i talent show-t “Voice of Albania” në ekranin e Top Channel.
Ashtu siç ishte përmendur dhe pak javë më parë, një nga të dënuarat e burgut të femrave në Tiranë, Fatbardha u ngjit në skenën e “The Voice” për të kënduar, e shoqëruar nga dy police.
Fatkeqësisht, Fatbardha u mund nga emocionet dhe nuk mundi t’ja dalë deri në fund. Asnjë nga antarët e jurisë nuk u kthye duke bërë që ëndrra e saj të ndërpritet.
Kjo ishte hera e parë që një e dënuar lë qelinë për të shkuar në skenën e një talent show.