Ekskluzive: Noizy reperi i parë shqiptar që nënshkruan kontratë me ‘Universal Music Group’ (Foto)

Reperi Noizy i cili gjatë periudhës së fundit ishte tejet aktiv në krijimin e këngëve tashmë ka bërë edhe hapin e tij më të madh në botën e muzikës.

Indeksonline mëson ekskluzivisht se reperi Noizy tashmë ka firmosur kontratën me kompaninë e njohur ndërkombëtarisht ‘Universal Music Group’.

Kjo kontratë do të jetë edhe më funksionale në të gjitha shtete e botës ku flitet gjuha gjermane si, Gjermani, Zvicër, Austri, transmeton Indeksonline.

Kjo mundësi ka rrjedhë nga organizatorët më të mëdhenj të koncerteve internacionale me artistët ndërkombëtar, njëri prej të cilëve është Sado Maksuti.

Noizy është reperi i parë shqiptarë që ka arritur të firmosë një kontratë të tillë fantastike dhe sigurisht e cila vazhdon të jetë ëndërr e shumë artistëve të tjerë shqiptarë.

Duhet përkujtuar që ky është vetëm hapi i parë i Noizyt në showbizin ndërkombëtarë, por sigurisht nuk do të jetë i fundit. Para se gjithash duhet theksuar se Noizy ka arritur që përgjatë shumë viteve të krijojë hite nga më të ndryshmet e të cilat vazhdojnë të jenë këngët më të kërkuara në pothuajse çdo vend ku ka shqiptarë.

Nënshkrimi i kësaj kontrate është vetëm vazhdim i krijimit të këngëve fantastike të reperit, dhe vazhdim i punës së palodhshme të këtij të fundit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë