Krahas të qenit i suksesshëm në muzikë, Gold Ag është edhe një mysliman i devotshëm.
Këto ditë ai ndodhet në Mekën e shenjtë nga ku kohë pas kohe publikon fotografi në rrjetet sociale, ku ndiqet nga fansa të shumtë.
Reperi këtë herë ka ardhur me një pozë brenda Xhamisë së Shenjtë, më saktësisht përpara Qabesë.
Gold AG ndodhet në Mekë së bashku me disa miq, ndërsa ka vizituar vende të ndryshme në Arabinë Saudite.