Ky lajm do t’i gëzojë tifozët e Drenicës

Nga skuadrat më ta pasivizuara pas përfundimit të stinorit vjeshtor ishte Drenica, duke mos lëvizur edhe sa i përket transferimeve.

Mirëpo, skenderajasit shpejt pritet të mobilizohen për pranverën e ’nxehtë’.

Kësisoj, Drenica do të startojë me përgatitje të enjten, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërkohë, shpejt pritet t’i zyrtarizojë edhe disa përforcime, pasi marrëveshjet pothaujse ekzistojnë, por futbollistët duhet të marrin konfirmimin nga klubet paraprake.

Ndryshe, skuadra synon që një fazë të përgatitjeve ta zhvillojë jashtë vendit edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim nga klubi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë