Real Madrid po ka probleme me lëndime, por duket se kjo nuk është shqetësim për trajnerin Zinedine Zidane, i cili ka një skuadër të fuqishme.
“Squawka News” ka publikuar dy formacioni të ndryshme me mungesat e lojtarëve kryesor, e që Real Madridi ka pasur sukses këtë edicion. Vlen të theksohet ndeshja kundër Sevillas e Granad, ku Zidane përdori shumë rotacionet – pasi ka luksin të bëjë një gjë të tillë me gjithë lojtarët që ka në skuadër, transmeton Gazeta Express.
Më poshtë keni formacionet e publikuar nga “Squawka News”, që janë gjithmonë në dispozicion të trajnerit kur mungojnë yjet e skuadrës, si Ronaldo, Bale, Ramos, Pepe apo edhe Kroos e Modric, të cilët kanë qenë për një kohë të lënduar këtë edicion.

