​Njëjtë si Messi, edhe Ronaldo vite më parë nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë e FIFA’s (Video)

Leo Messi nuk do të marrë pjesë në Ceremoninë e FIFA’s, ku do të shpallen më të mirët e vitit 2016

Këtë vendim e ka marrë trajneri Luis Enrique, i cili ka thënë se lojtarët kanë nevojë të pushojnë, pasi kanë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Athletic Bilbaos në Copa del Rey.

Por, kjo nuk është hera e parë që një nga tre të nominuarit nuk merr pjesë në këtë ceremoni.

Më parë e kishte bërë në vitin 2011 edhe Cristiano Ronaldo, i cili e kishte humbur garën me Leo Messin për Topin e Artë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë