Para tri vitesh u investuan afër 1 milion euro, kurse sot një pjesë e investimeve në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë është rrënuar.
Zyrtari i lartë i klubit të Trepçës, Avni Haxhiu, ka postuar një foto të rrënimit të murit, derisa ka akuzuar Kompaninë që e renovoi stadiumin.
“Rrëzohet muri i ndërtuar nga “KAWA GROUP”. Edhe një dëshmi se si firma ka bërë punimet në stadiumin Olimpik “ADEM JASHARI” edhe qeveria po bohet sikur nuk po i sheh këto tmerre pa kurrfarë përgjegjësi po keqëpërdoren parat e qytetarve të Kosovës”, ka shkruar Avni Haxhiu, përcjellë “GazetaOlle.com”.