Përparim Livoreka – Feronikeli, ky është lajmi i fundit

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Feronikelit në dy vitet e fundit, Përparim Livoreka sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë pjesë e skuadrës kampione edhe në stinorin pranveror, shkruan Infokusi.com.

Edhe pse ende asgjë nuk ka zyrtare, siç po duket në shikim të parë, Livorekën do ta shohim në një skuadër tjetër në pranverë.

Futbollisti në fjalë nuk i është bashkuar ‘Niklit’ në përgatitjet që i kanë nisur për stinorin pranveror.

Më 5 janar të gjithë futbollistët kanë qenë të pranishëm, por jo edhe Livoreka, i cili ka munduar edhe me 6 e 7 janar.

Në ditët në vazhdim do të vendoset përfundimisht e ardhmja e Livorekës, por derisa të ndodhë një gjë e tillë, Përparim Lioreka është futbollist i Feronikelit me të cilin klub ka kontratë.

Ndërkaq disa skuadra tashmë janë të interesuara për sulmuesin e njohur kosovar.

Në stërvitjet e Feronikelit nuk është parë as portieri Deniz Troshupa i cili është ende jashtë vendit./Infokusi.com/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë