Feronikeli si duket është dorëzuar nga të ftohtit që po mbretëron në vend.
Përderisa në 3 ditët e para të përgatitjeve, futbollitët janë parë duke u stërvitur nëpër borë në ambient të hapur, që nga sot me vendim të trajnerit Afrim Tovërlani, përgatitjet do të vazhdojnë në fushë të mbuluar e cila ofron kushte më të mira.
Në fotografitë e mëposhtme, mund të shihni futbollistët e Feronikelit duke u stërvitur në fushë me bari artificial e ku atmosfera brenda skuadrës duket fantastike.