Lajm i keq për futbollistët e Drenicës

Përderisa disa skuadra të Superligës i kanë nisur përgatitjet për sezonin pranveror, madje as bora që po bie nuk po i ndalë, një gjë e tillë nuk po ndodhë te Drenica, shkruan Infokusi.com.

Futbollistët e kësaj skuadre ende nuk e dinë se kur do të dalin në stërvitje.

Infokusi.com merr vesh se futbollistët janë në pritje të një ftese nga klubi, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Besohet që në javën tjetër edhe Drenica do të nis përgatitjet për stinorin pranveror, por asgjë zyrtare nuk ka dhe ky është një lajm shumë i keq për lojtarët pasi çdo venesë është në dëm të tyre.

Në vjeshtë, Drenica përfundoi në vendin e tetë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë