Jese Rodríguez, sulmuesi i Paris Saint Germain, tashmë ka gjetur ekipin e ri
Sipas La Provincia, sulmuesi spanjoll, Jese Rodriguez pritet të transferohet te skuadra modeste nga La Liga, Las Palmas.
La Provincia shkruan se Jese ka pranuar t’i zvogëlohet paga vetëm që t’i bashkohet Las Palmasit, përcjell Express.
Ai ka refuzuar ofertat nga Roma dhe Milan pasi dëshiron t’i bashkohet ekipit nga vendlindja, ku aktualisht i jeto edhe familja.
James u transferua gjatë verës nga Real Madrid në Paris Saint Germain, për 25 milionë euro.
Por, sulmuesi spanjoll ka dështuar në Paris, dhe për këtë po kërkon një klub ku mund ta rikthej formën. /Express/
